Pas arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, e cila pasi mori rryshfet për të favorizuar një kompani që të përfitonte një tender, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, se në Tiranë ‘pritet një verë e nxehtë në arenën politike’. Analisti Vangjeli paralajmëroi se mund të ketë ndryshime në qeveri, ndërsa theksoi se kriteri i Ramës është që mos të ketë ministra me më shumë se 6 vite.
‘Para se të qetësohet deti mund të ketë dallgë, para pushimeve. Besoj se është e nevojshme një gjë e tillë. Nëse gjithkush do të jepte një te drejtë se kjo është një drejtë ekskluzive, kam përshtypjen se këshilla më e mirë ka të bëjë me rishpikjen e tij në raport me qeverisjen. Kriteri i Ramës është që mos të lërë ministra më shumë se 6 vite.
Informacionet e kryeministrit mund të jenë të tilla që mund të veprojë para se drejtësia të veprojë. Mund të ketë ministra, është një akt distancimi politik. Nëse Rama e bën një gjë të tillë do të ishte i mirëpritur në këtë detyrë. Këtë javë kanë ndodhur dy momente. Lirimi ish-ministrit të Brendshëm, lirim që bëri bujë për disa arsye. Te Tahiri ka pasur një çështje që u hetua e gjykua keq. Historia e arrestit të sekretares së Përgjithshme përveç diellit të nxehtë të verës, temperaturat e Tiranës politike do të jenë të larta. Nisur nga informacionet nga volumi i dosjeve që janë duke u përpunuar në mënyrë logjike krijohet ideja se do të ketë një stinë të nxehtë. Shqipëria nuk ka qenë kurrë një shtet i së drejtës. Drejtësia e sotme po lufton edhe me traditën. Ajo çfarë është e dukshme është se në Tiranë ka frikë.’- tha Vangjeli.
Sa bukur qe e ka thene! Jo ministra me 6 vite: 2023-6=2017! Fiks viti kur nisi dhe operacioni per "reformim" te drejtesise ose ndryshe asgjesim dhe pezullim te cdo dosje aktive te ish krimeve te renda, pararendese e SPAK. Dhe jo kot. Por z. Vangjel thote se ingormacionet dhe dosjet nuk i nxe hambari!!! Pra kjo qenka arsyea e "nxehtesise" Ramiste ne shkartisje qurravisje dhe jo qeverisja e mire. Shyqyr qe ka frike ne Tirane... Ndaj dhe kemi bere tynel per nga bregu tej e matane qe te mos ju zere reja ju parise rreth menderes se enveristit Rame!
PërgjigjuAfati 6 vjet nuk duhej te ishte vetem per ministrat,por dhe per kryeministrat dhe kryetaret e partive se po na behen si mbreter pa kurore,po vdesin ne karrige!
PërgjigjuNe qeveri rama do jete zevendesi kryemistri lul baha minister jam marko dajdi minister arsimi genc caka ose teuta kulicaj ose gruaja toni vocaj minister enetgjie gjergj bugjuku ose gjergj goja minister ndrejtesi adriatik llapaj ministri kulture ela zaharia zogu minister pa portofol astri patozi minister turizmmi yllimajani ose yllli bufi minister bujqesi kastrioti islamaj minister iformatikes zazan guri
PërgjigjuVetem Rama 26 vite
Përgjigju