QIPRO - Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot se marrëveshja mbi Brexit e negociuar me Bashkimin Europian (BE) ishte marrëveshja më e mirë e mundshme dhe nuk është e negociueshme, gjatë një samiti të vendeve të jugut të Mesdheut në Qipro.
Kjo deklaratë vjen atëherë që kryeministrja britanike, Theresa May gjykoi se ishin të nevojshme modifikime që kjo marrëveshje të mund të jetë e pranueshme nga deputetët e vendit të saj.
Presidenti francez i bëri gjithashtu thirrje qeverisë britanike që “t’i prezantojë sa më shpejt kryenegociatorit të BE-së Michel Barnier etapat e ardhshme që do të mundësojnë të evitohet një dalje pa marrëveshje që askush nuk e dëshiron por për të cilën, pavarësisht të gjithave, duhet që të gjithë të jemi të përgatitur”.