Paralizohet sistemi arsimor në Kosovë, grevë e përgjithshme nga punonjësit e arsimit publik: Duam rritje pagash

Paralizohet sistemi arsimor në Kosovë, grevë e përgjithshme nga punonjësit e arsimit publik: Duam rritje pagash

Foto Ilustruese

Të gjithë punonjësit e arsimit publik në Kosovë kanë nisur një grevë ku kërkojnë ndryshimin e ligjit të pagave. Punonjësit e shkollave fillore, të mesme dhe universiteteve publike të Kosovës, kërkojnë të rritet norma e pagesës për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor publik.

Voa” shkruan se udhëheqësit e sindikatave të arsimit thanë se greva do të vazhdojë deri sa të zbatohen kërkesat e paraqitura. Ata kërkojnë që normat e parapara në ligjin e pagave për punonjësit arsimorë të rriten për të paktën 30 për qind.

Greva mund të zgjasë në varësi të vullnetit të institucioneve. Ligji aktual për nivelizimin e pagave po i shton dallimet edhe më shumë ndërmjet institucioneve të ndryshme publike,”- është shprehur udhëheqësi i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për pagat, por sipas zyrtarëve kërkesat e sindikalistëve mund të shkaktojnë problem në buxhet duke e ngarkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion