Parandalimi i azilkërkuesve/ Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në Holandë

Parandalimi i azilkërkuesve/ Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në Holandë

Ardi Veliu gjatë takimit me Erik Akerboom në Holandë

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu po zhvillon një vizitë në Holandë, gjatë së cilës mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Drejtorit të të Europol, nga Rob Weinright pasi i përfundoi mandati, ku tashmë në krye të Europol është zgjedhur Drejtoresha e Policisë së Belgjikës.

Gjatë vizitës në Hagë Veliu takoi Drejtorin e Trupës Kombëtare të Policisë së Mbretërisë së Holandës, Erik Akerboom. Ata vlerësuan bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy policive si dhe diskutuan mbi mundësitë për ta forcuar dhe shtrirë më tej këtë bashkëpunim. Drejtori i Policisë së Holandës çmoi rezultatet e arritura së fundmi në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit"; masat për parandalimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionin e paligjshëm.

Gjatë qëndrimit në Hagë, Drejtori Veliu zhvilloi takime me strukturat mbështetëse dhe operacionale të EUROPOL-it, ku u bisedua për çështje konkrete të bashkëpunimit, operacione të përbashkë dhe ndihmën për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI