Parandalimi i Ebolës në Kosovë ishte në qendër të një takimi të zhvilluar sot mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani si dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
"Pas lajmit shqetësues nga Maqedonia se një pacient që ka ndërruar jetë aty, dyshohet te kete qenë i infektuar me virusin Ebola, vendosa ngritjen e një grupi pune të posaçëm ndër-institucional", bëri të ditur sot kryeministri Thaçi.
Ky grup, vijon Thaçi, duhet të marrë hapat e nevojshme për të monitoruar gjendjen dhe parandaluar përhapjen në Kosovë.
Ndërkohë që pasditen e sotme ministri i Shëndetësisë Agani, ministri i Punëve të Brendshme Rexhepi, si dhe drejtori Ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani do të mbajnë një konferencë për shtyp ku do të flasin për masat për parandalimin e Ebolës në Kosovë.
ATSH
/Shqiptarja.com