Parandalimi i koronavirusit, Tritan Shehu: Vaksina Covid e Ramës një 'lugë bosh' në 3D!

Parandalimi i koronavirusit, Tritan Shehu: Vaksina Covid e Ramës një 'lugë bosh' në 3D!

Tritan Shehu

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka deklaruar se kryeministri Rama nuk po bën asgjë për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se qeveria duhet të kontaktojë menjëherë prodhuesit e vaksinës për t'i siguruar ato falas për popullsinë shqiptare.

Sipas tij, po vendosemi në një radhë të gjatë për të marrë në fund me pikatore atë që shqiptarëve u duhet siguruar sa më shpejt dhe për të gjithë.

"Vaksina Covid e Rames- nje “luge bosh” ne 3D!

Politika e Rames edhe per ate vaksine po na rendit ne nivelin e Afrikes Qendrore, ashtu si na ka transformuar deri tashti ne “Delen e Zeze” Covid per Europen.

E verteteta e trumbetuar per “sigurimin” nepermjet COVAX te OBSH te asaj vaksine nga kjo Qeveri e pa pergjegjeshme, do te thote te na vendose ne “thesin” e vendeve te prapambetura, me te gjitha pasojat e kesaj ne sasi e kohe.

COVAX eshte nje organizem i krijuar se fundmi nga OBSH, GAVI e CEPI per te krijuar nje ballancim ne shperndarjen e e vaksines mbas prodhimit te saj, kryesisht per Boten jo te zhvilluar, per te cilen dhe BE ka dhene nje financim prej 400 M $, pra per jo me shume se 20 milion te vaksinuar.

Ne rastin me te mire ky organizem do te mund te siguroje per vendet qe do te aplikojne nje sasi vaksinash deri per 20 % te popullesise se tyre e kjo ne hapesire kohore deri ne fund te vititi 2021, pra shume pak e ne kohe te gjate.

Kjo eshte e verteta e propagandes qeveritare per vaksinen Covid kur duhej:

--Me urgjence te kontraktohen prej Qeverise dozat per mbi 2 milion te vaksinuar, nga prodhuesit me probable ose te bashkerendohet qofte dhe me pagese me vende te zhvilluara si Italia, Gjermania etj qe brenda sasive dhjetra milioneshe te kontraktuara nga ata, te vendoset edhe Shqiperia per vaksinimin e plote, gratis e ne kohe te popullesise sone.

--E njejta gje kete vit duhet aplikuar edhe per vaksinimin e popullesise ndaj gripit te zakonshem,

Ndryshe me sistemin Rama tip 3D te sigurimit te vaksines po vendosemi ne nje “radhe” te gjate per te marre ne fund me pikatore ate qe shqiptareve do tu duhet siguruar sa me shpejt e per te gjithe", shkruan Tritan Shehu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRITAN PRESHI: 02/09/2020 17:53

    O TRITAN PRESHI PRESHI STË MJAFTOI TANI BËHU GSTI TË HADH PANXHSRIN O TRITAN K - - IN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja