TIRANË - Parandalimi i pastrimit të parave, bashkëpunimi me bankat dhe siguria e depozitave ka qenë në fokus të një takimi mes shoqatave të Bankave me drejtorin e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe drejtori i mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, Indrit Banka.
Duke folur në këtë takim, drejtori i Parandalimit të Parave, Genti Gazheli tha se, bashkëpunimi me institucionet financiare ka qenë më i frytshëm gjatë muajve të fundit
“Falënderojmë bankat për punën e bërë deri tani. Janë rritur përpjekjet e bankave për të ndërhyrë por ka ende vend për përmirësime”, ka thënë Gazheli.
Gjithashtu ai ka deklaruar se janë “të vendosur të inspektojmë çdo rast të dyshimtë”. Sipas Gazhelit qëllimi i këtij institucioni nuk është ndëshkimi i bankave. “Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave siguron 100 % anonimatin e burimit që sjell informacione dhe jemi të vendosur të zhvillojmë punën hetuese”, ka thënë drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Genti Gazheli.
I pranishëm në takim, drejtori i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, Indrit Banka ka deklaruar se, aktualisht edhe vetë bankat kanë nisur analizat e klientëve.
“Ka një rritje në numër dhe në cilësi të analizave të kryera nga vetë bankat. Vlerësimi nga bankat ka ardhur në rritje por vazhdon të mbetet ende një sfidë”, ka thënë Indrit Banka.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com