Policia e Tropojës ka parandaluar një krim në familje në fshatin Curraj i Poshtëm të komunës Lekbibaj, ndërsa është sekuestruar dhe një arsenal armësh.
 
Sipas policisë gjithçka nisi pas një telefonate në sallën Operative të Komisariatit të Tropojë. Pasi forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje rezultoi se bëhet fjalë për një konflik midis kunatës dhe kunatit për çështje pornësie.
 
Shtësja D.H, e cila është bashkëshortja e shtetasit Admir Hajdarkolaj, kishte konflikt me kunatin, shtetasin Artan Hajdarkolaj për çështje pronësie. Sipas policisë  konflikti mund të precipitonte në konflikt me armë, pasi shtetasja D.H, mbante një armë gjahu çifte të cilën pretendonte se e kishte me leje.

Por pas kontrollit të banesës efektivët e policisë kanë gjetur: 1 Kallashnikov, dy pushkë, 1 grantë dore ,5 kapsolla detonatore e elektrike , 52 fishekë e krehëra fishekësh dhe 1 fishek çifteje. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy vëllezërit: Artan Hajdarkolaj, 30 vjeç dhe Admir Hajdarkolaj, 36 vjeç.

arsenal armesh


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)