Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar ditën e sotme nga Policia në Sarandë.
Policia arrestoi një 62-vjeçar, i cili dyshohet se hyri në banesën e fqinjëve të vet dhe i kanosi me pistoletë.
Po ashtu bëhet e ditur se konflikti kishte nisur si pasojë e mosmarrëveshjeve që kishin lindur mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e tipit pistoletë me mulli, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale me armë zjarri, mes fqinjësh.
Hyri në banesën e fqinjëve dhe i kanosi me pistoletë, arrestohet 62-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli).
Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji kishte hyrë i armatosur në banesën e saj, në lagjen nr. 4, dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri (pistoletë me mulli), si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









