Parandalohet një tragjedi në familjen në Lezhë! Po dhunonte dhe po kërcënonte me armë të afërmit, vihet në pranga 40-vjeçari! Iu dëmtoi mjetet dhe iu vodhi shtëpitë

Parandalohet një tragjedi në familjen në Lezhë! Po dhunonte dhe po kërcënonte me armë të afërmit, vihet në pranga 40-vjeçari! Iu dëmtoi mjetet dhe iu vodhi shtëpitë

Arma e sekuestruar në Lezhë

Luan Lalaj, 40-vjeç është arrestuar ditën e sotme në fshatin Rrilë të Lezhës pasi po dhunonte fizikisht familjarë të tij dhe po i kërcënonte me një armë gjahu.

40-vjeçari problematik, duke mos u mjaftuar me dhunën dhe kanosjen ndaj të afërmve të tyre u dëmtoi mjetet dhe më herët iu ka vjedhur nga banesa sende dhe i ka shitur.

Lalaj u arrestua dhe akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës".

U sekuestrua arma e gjahut që u përdor për kanosjen. 40-vjeçari i arrestuar e mbante armën e gjahut, pa autorizimin përkatës në emër të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë