TIRANË - Policia e Tiranës ka parandaluar një vrasje në zonën e ish-Bllokut. Në pranga ka përfunduar Riljon Lala, që sipas burimeve nga policia është kapur pasi kishte hedhur në koshin e plehrave përballë një kazinoje, një pistoletë tip “TT”. 

Ai është parë nga efektivët e njësisë "Shqiponja" duke hedhur pistoletën në kosh. Efektivët e policisë janë futur brenda në kazinonë që ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”, dhe kanë bërë arrestimin e të dyshuarit.

Sipas burimeve nga policia familja e Riljon Lalës nga Burreli është në një hasmëri e vjetër. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoletën që mbante në brez i dyshuari para se të arrestohej. 

A1 Report ka mundur të sigurojë videon e arrestimit të Riljon Lalës nga efektivët e njësisë "Shqiponja".

arma

                               (Në Foto: Pistoleta e hedhur në mbeturina)

parandalimi i vrasjes

parandalimi i vrasjes

parandalimi i vrasjes 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)