Në seancën e fundit parlamentare, ish-kryeministri i vendit, me një ton shantazhues, kërcënoi mazhorancën se, nëse kryetari i Kuvendit nuk jepte dorëheqjen, vendi do të zhytej në kaos. Por si do të ndodhë ky destabilizim, nga kush dhe për çfarë arësyeje?
Po atë ditë, të njëjtët protagonistë, por këtë herë të thirrur nga kryetari i tyre në SHQUP, Lulzim Basha, vendosën që, më datën 12 mars, të organizojnë një tubim në qendër të kryeqytetit. Dhe arësyeja duket se është një video, e shpërndarë nga ish-deputeti i mazhorancës Tom Doshi, sipas së cilës kryetari i Kuvendit ka paguar shuma marramendëse për vrasjen e tij.
“Çështja Doshi” aktualisht po hetohet me intensitet jo të zakonshëm nga organi i Akuzës, duket kjo nga presioni i jashtëzakonshëm i opinionit, por edhe i ndërkombëtarëve, për të zbardhur të vërtetën.
Kanë kaluar disa muaj që nga mitingu i fundit i opozitës, i cili, për të thënë të vërtetën, kishte një masivitet rekord për sheshin “Skënderbej”. Parullat që mbanin protestuesit, përgjithësisht, ishin me karakter social, për çështje të tilla si papunësia, varfëria, dritat, shëndetësia apo kundër radikalizmit të shtetit në aksionin e prishjeve të objekteve pa leje apo me leje. Tubimi kaloi pa asnjë incident dhe rriti në maksimum optimizmin e opozitës, së tkurrur keqas pas zgjedhjeve të 23 qershorit, vitin e kaluar.
Por, nga ana tjetër, ishte edhe një mesazh i fortë për mazhorancën për të analizuar vetveten dhe për të patur kujdes në rrugëtimin që i ka ngelur deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky demostrim, faktikisht, u përshëndet, jo vetëm nga opozitarët, por edhe nga kushdo që jeton në kufijtë e mbijetesës në këtë vend, i majtë apo jo.
Pak ditë më përpara se deputeti Doshi të plaste “bombën” e tij për opinionin, një aktivist i njohur i shoqërisë civile, pozicionuar egër kundër kësaj mazhorance, hodhi në Facebook një status-shkrim ku, pasi përmendte dhjetëra probleme të qytetarëve përballë aksioneve të fundit të qeverisë, denonconte kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, se kishte “harruar” të thërriste njerëzit në protesta.
Në fund të deduksionit të tij, i bënte pyetjen retorike: Do të na thërrasësh në shesh, apo të të thërrasim ne ty?! Basha nuk dëgjoi nga ai vesh, deri pak ditë më përpara, kur Doshi deklaroi eleminimin e tij fizik të supozuar dhe, sipas të gjitha fakteve të dala deri tani, të stisur nga një mendje malinje. Pas shfaqjes së sforcuar të uzurpimit të seancës parlamentare, që detyroi trupin diplomatik në Tiranë të braktiste, jo pa neveri dhe shqetësim, llozhat e Kuvendit, vendosi të thërriste popullin në protesta më 12 mars, kundër mosdorëheqjes së Ilir Metës.
Dje të gjithë politikanët që u ftuan nga organi i Akuzës për të dëshmuar dijenitë rreth ngjarjes në fjalë u paraqitën me korrektësi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Përveç njërit, që po bërtet më shumë edhe se vetë Doshi, se ka dijeni dhe siguri të plotë që, prapa planit për të vrarë dy deputetë, është kryetari aktual i Kuvendit. Si gjithmonë, Sali Berisha. Sipas të gjitha gjasave, po Berisha do të jetë në krye të tubimit të paralajmëruar me slloganin: Meta ik! Por, patjetër do të jetë edhe Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu.
I pari do të kërkojë dorëheqjen e Metës, ndërkohë që Prokuroria, e cila kryesohet nga një njeri i vendosur në atë pozicion nga opozita e sotme, kur ishte mazhorancë, nuk ka folur. Nëse nuk do t’u flasë demostruesve për hallet e tyre, varfërinë, papunësinë apo edhe gabimet e qeverisë, për çfarë tjetër, për dorëheqjen e munguar të Ilir Metës, ndërkohë që ai ende akuzohet vetëm me fjalë? Kjo do jetë kauza për ata dhjetëra mijëra që kërkojnë, të paktën, një përkrahje morale për problemet që kanë në marrëdhënie me këtë qeverisje?
Apo do t’u flasë për dorëheqjen e tij të munguar, kur u akuzua nga Prokuroria dhe institucione të tjera për “zhdukjen” e rreth 230 milionë eurove të Rrugës së Kombit? Do t’u flasë për vënien në vend të drejtësisë, kur çështjen e mbylli me procedurë pas zvarritjeve, duke stimuluar skadimin e afateve të hetimit, por që, në fakt, dosja e kopsitur është ende aty?
Po kështu, edhe Fatmir Mediu me çështjen e Gërdecit, një nga ngjarjet, me protagonist shtetin, më makabre dhe korruptive në Evropën e pasLuftës.
Patjetër që do të flasë edhe Berisha, i thirrur dhjetëra herë në Prokurori për ngjarje të rënda, si vrasja e deputetit Hajdari, apo grushti i shtetit organizuar nga ai vetë më 14 shtator 1998, duke mos denjuar të shkojë, i fshehur gjithmonë nën imunitetin e deputetit dhe petkut e liderit të opozitës. Do t’u thotë vallë arësyen se përse sërish dje nuk ju përgjigj ftesës së Prokurorisë për të kontribuar në zbardhjen e të ashtuquajturit eleminim të deputetit Doshi, të cilën e ka kthyer në kauzë të gjithë opozitës?
Shumë njerëz mendojnë se Berisha ka një paranojë në lidhje me Prokurorinë: Ndoshta i është fiksuar, ose edhe e beson, meqenëse e njeh mirë vetveten se, po hyri aty, nuk del më me duar të lira…!
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com