Paraqiten rekomandimet
e Avokatit të Popullit për romët

Paraqiten rekomandimet<br />e Avokatit të Popullit për romët
TIRANE- Në një konferencë të zhvilluar dje, Avokati i Popullit, Igli Totozani, paraqiti paketën e rekomandimeve në lidhje me integrimin e komunitetit rom. Në këtë konference inshin të pranishëm ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, si edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Gjatë kësaj konference, Avokati i popullit, ua ka drejtuar zyrtarisht 4 ministrive të vendit rekomandimet që lidhen me përmirësimin e jetesës së komunitetit rom. Ministri Veliaj e ka përgëzuar punën që ka bërë Avokati i Popullit për vënien në duke të probleme ekonomike të familjeve të këtij komuniteti.

“Ishte kjo frymë pozitive e Avokatit të Popullit që bëri që problemi i këtyre familjeve të bëhej punlike. Ngjyra e lëkurës nuk duhet të jetë pengesë për të aplikuar në një punë, për një post, për një bursë. Më pas, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Punësimit, u shpreh se do të bashkëpunonin me Bankën Botërore për të ngritur një sistem elekronik të ndihmës ekonomike. Ministri Veliaj theksoi se sistemi jo vetem do të modernizohet por edhe do të përmirësohet që të mund të përfitojnë përsont në nevojë. Në lidhje me fëmijët romë ministri tha se vetëm 21% e tyre marrin ndihmën ekonomike.

Në lidhje me arsimimin e fëmijëve rom, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, u shpreh se objektivi final është që çdo fëmijë rom të jetë pranë bankave të shkollës që të arsimohet, si në arsimin 9-vjeçar ashtu edhe në atë të mesëm dhe të lartë. Ndër të tjera, ajo tha se duhej bërë edhe eleminimi i fenomeneve përjashtuese ndaj komunitetit rom në ambjente shkollore. Ministrja Nikolla tha se po punohej me orë suplementare me qëllim që edhe ata fëmijë romë që nuk kanë marrë dijet e nevojshme, t’i marrin ato brenda një kohe të shkurtër. Ajo shtoi se po punohej që të kthehen në shkollë edhe ata fëmijë që e kanë braktisur. Në fjalën e tij Avokati i Popullit, Igli Totozani, foli për faktin se ministri Veliaj, me t’u emëruar në detyrë i kishte dhënë një zgjidhje në mënyrë të shpëjtë çështjes së 37 familjeve të komunitetit rom. 
 
Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës