VIDEO/ Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, çështje e re hetimore

Tirane- Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit u paraqit sërish sot në dyert ë Prokurorisë së Posaçme.

Pak ditë pasi mori pafajësinë nga Apeli i GJKKO-së për tenderin e druve, ish-zyrtari i lartë vendor u pa sot teksa hynte në godinën e SPAK, për arsye që pritet të zbardhen në vijim.

Paraprakisht mësohet se organi i akuzës i ka hapur një çështje të re hetimore, bën të ditur gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Keti Banushi. 

Më 19 Shtator, Apeli i Posaçëm  dha pafajësinë për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij, të cilët akuzoheshin nga SPAK për abuzimin me një tender për drutë.

SPAK kishte ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO, që i shpalli të pafajshëm, por trupa gjykuese Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), lanë në fuqi vendimin për pafajësi.

SPAK akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milionë lekë, për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

(Lajmi në përditësim)

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën