Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, Apeli i GJKKO lë në burg Julian Meçajn

TIRANË - Apeli i Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Julian Meçajn të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe se Aleksandër Laho apo 'Rrumi i Shijakut'.

Ai gjithashtu akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë në disa raste tentuan të kryenin atentate të tjera ndaj Arjan Ndojës, Pëllumb Muharremit por edhe personave të tjerë.

Meçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plaurent Dervishajn.

Julian Meçaj ishte në kërkim për këtë ngjarje ku mbeti i vrarë shoferi i ish-prokurorit Ndoja, Andi Maloku. Meçaj fshihej në Dubai dhe u deportua në Shqipëri në 14 gusht të këtij viti, së bashku me të kërkuarin tjetër Pëllumb Derivishi. Ndërkohë që arrestimi i Meçajt në Dubai ishte kryer që më 8 shkurt të këtij viti.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie