Parashikimi: Ekonomitë më
të fuqishme të vitit 2030

'PricewaterhouseCoopers', një nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve profesionale, sapo ka publikuar parashikimin e saj me ekonomitë më të fuqishme deri në vitin 2030.

Raporti, i titulluar “Si do të ndryshojë ekonomia botërore deri në 2050-n?” rendit 32 vende sipas projeksionit të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe sipas fuqisë blerëse.

Fuqia blerëse përdoret nga makroekonomistët për të përcaktuar produktivitetin e një ekonomie dhe standardet e jetesës ndërmjet shteteve në një periudhë të caktuar.

Ndërsa gjetjet e PwC tregojnë se disa shtete do kalojnë në krye të listës në 13 vitet e ardhshme, ato gjithashtu përcaktojnë se shumë prej ekonomive do të kenë një rënie apo ngritje të madhe deri në 2030-n.

Më poshtë po ju rendisim 32 vendet në krye të klasifikimit.

(Për referencë, fuqia aktuale blerëse e Shteteve të Bashkuara është 18.562 trilionë dollarë)

 32.Holanda — 1.08 trilionë dollarë

31. Kolumbia — 1.111 trilionë dollarë

 30. Afrika e Jugut — 1.148 trilionë dollarë

 29.Vietnami — 1.303 trilionë dollarë

28. Bangladeshi — 1.324 trilionë dollarë

 27.Argjentina —1.342 trilionë dollarë

26. Polonia — 1.505 trilionë dollarë

 25. Malajzia — 1.506 trilionë dollarë

24. Filipine — 1.615 trilionë dollarë

23. Australia — 1.663 trilionë dollarë

22. Tailanda — $1.732 trilionë dollarë

21. Nigeria —1.794 trilionë dollarë

20. Pakistani — 1.868 trilionë dollarë

19. Egjipti — 2.049 trilionë dollarë

18. Kanadaja — 2.141 trilionë dollarë

17. Spanja — 2.159 trilionë dollarë

16. Irani — 2.354 trilionë dollarë

15. Italia — 2.541 trilionë dollarë

14. Koreja e Jugut— 2.651 trilionë dollarë

13. Arabia Saudite — 2.755 trilionë dollarë

12. Turqia — 2.996 trilionë dollarë

11. Franca — 3.377 trilionë dollarë

10. Mbretëria e Bashkuar— 3.638 trilionë dollarë

9. Meksika — 3.661 trilionë dollarë

8. Brazili — $4.439 trilionë dollarë

7. Gjermania — $4.707 trilionë dollarë
 
6. Rusia — 4.736 trilionë dollarë

5. Indonezia — 5.424 trilionë dollarë

4. Japonia— 5.606 trilionë dollarë

3. India — 19.511 trilionë dollarë

2.Shtetet e Bashkuara— 23.475 trilionë dollarë

1. Kina— 38.008 trilionë dollarë/Monitor

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot