Parashikimi, moti i acartë
zbutet në fund të javës

Parashikimi, moti i acartë<br />zbutet në fund të javës
TIRANE- I gjithë vendi pritet të përfshihet nga një mot i kthjellët, i acartë me temperatura të ulëta por që do të kenë rritje në tre ditët e fundit të javës. Parashikohet të kemi dhe ndërprerje të reshjeve të borës.

Temperaturat pritet të ulen në mëngjes në -2 deri në -3 gradë Celcius, ndërsa në mesditë vlerat e temperaturave do të arrijnë 12-13 gradë Celsius.
 
“Vendi ynë gjatë javës në vazhdim do të ndikohet nga zona e presionit atmosferik normal në forcim gradual, moti do të jetë kryesisht i kthejllët dhe me vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës. Temperaturat për datat 9, 10 11 minimalet janë – 2,-3 gradë celcius dhe maksimale 10 e 12 gradë Celcius. Për datat 12, 13, 14, 15 janar do ketë rritje të vlerave të temperaturës minimale deri në zero gradë, dhe makismalet 13, 14 gradë celcius. Era e lehtë dhe mesatare kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit. Kurse gjatë natës në formën e brizës nga ana e jugut” bëri të ditur për shqiptarja.com, Shefi i Meteorologjisë në Agjencinë e Trafikut Ajror, Kastriot Shurdhaj.

Temperaturat e ulëta dhe era e fortë kanë bërë që bora e rënë të ngrijë dhe disa akse të jenë të rrezikshme. Policia raporton se akset nacionale janë të kalueshme dhe në disa raste duhet përdorimi i zinxhirëve.

Në rrugët ku ka prezenca akulli dhe dëbore, policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të kenë në kontroll shpjetësinë dhe automjetet të lëvizin vetëm me zinxhir, për shkak të rrezikshmërisë në këto zona.

Në Korçë “Të gjitha akset janë të kalueshme, ndërsa problem mbetet Qafa e Qarrit, e cila kalohet vetëm me zinxhirë” raportoi në linjë telefonike për shqiptarja.com Berton Harruni, drejtor i policisë së qarkullimit të Korçës.

IZOLOHEN KOMUNAT E THELLA
Problemet më të mëdha raportohen në zonat e thella malore në mbarë vendin. Në Ersekë është e bllokuar komuna Novoselë, ndërsa në Pogradec, komuna Mokër. Në Dibër janë të bllokuara komunat Kala e Dodës, Lurë, ndërsa kanë probleme komunat Sllove, Selishtë dhe Muher. Në Bulqizë janë të bllokuara komunat Zapod, Arren, Grykë-Caj. Në Kukës aksi Kukës-Shishtavec kalohet vetëm me zinxhirë. Në Korçë e bllokuar është vetëm komuna Lekas, Vithkuq ndërsa akset rrugore për në pikat turistike të Voskopojës dhe të Dardhës janë të kalueshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’