Parashutistet e para shqiptare në “Esencë”

Kujtohen në 'Esencë' në Report Tv oficerët e parë parashutistë të Shqipërisë. Për herë të parë në historinë e Forcave të Armatosura, ato kryen aktin më sublim, “Hedhjen me parashutë”. Zonjat e intervistuara nga gazetari Eljan Tanini folen me nostalgji ne lidhje me vitet e tyre të rinisë në këtë fushë.

Zinete Selimaj: -Shkolla jonë mori statusin “ushtarake”. Ne jemi studentet e para. Kemi studiuar atje ku sot është Ministria e Mbrojtes. Kushtet higjeno sanitare kanë qenë shumë të mira. U shkolluan gjithsej 17 vajza, në fillim plotësuam kushtet tona fizike. Ishim shumë të afta në këtë drejtim, të barabarta me burrat. Meshkujt na panë pak çuditshëm. Si parashutiste, unë atë ditë jam hedhur e fundit. Operatori i televizionit u habit me ne. Parashuta ka teknikën e saj të hapjes. Jemi hedhur nga lartësia mbi 850 metra. Kemi qenë në moshën 20 vjeçare. Ajo kohë ishte në shërbim të atdheut. Në atë kohë i madh dhe I vogël ishte për ushtri, kushtet ishin të tilla. Ajo kohë ishte në shërbim të atdheut, sepse në atë kohë i madh dhe i  vogël ishte për ushtri, kushtet ishin të tilla. Toga jonë stërvitej gjithmonë, ne bënim edhe aktivitete artistike. Komandantin e shkollës sonë Spiro Adhami e kujtojmë me respect. Kam qenë komandante toge dhe zëvendës komandante e kompanisë. Këtë vit kishim edhe 50 vjetorin e hedhjes me parashutë. Pas diplomimit unë punova direkt në Ministrinë e Mbrojtjes. 

Gjithashtu, Vjolanda Salataj tregoi fakte nga jeta e saj ushtarake dhe stërvitja si parashutiste.

Vjolanda Salataj: Shkolla jonë ka pasur kushte shumë të mira. Disiplina, fjetja, ushqimi, stërvitja nga ora 19:00 deri në 7 të mëngjesit. Bënim stërvitje në kushtet e luftës, kemi bërë 6 muaj përgatitje për të qenë gjithë jetën parashutiste. Realizuam hedhjen e parë nga 2 avionë am2. Gjthmonë do pak sekonda që të hapet parashuta.  Shaban Dane pati shumë kujdes me ne, po ashtu edhe Sheme Kosova. Familjarëve nuk u thamë fare asgjë. Mbaj mend që një shoqe ngeci në shtyllën e tenisionit të lartë.

E ftuar ne emisionin Esence nga Eljan Tanini, ishte gjithashte edhe kapitenia e pare Ermira Çasushi. Ajo tha:  Kemi bërë stërvitje taktike, qitje zjarri natën, marshime, këndonim edhe për qejf, ne pranuam menjëherë të bëheshim parashutiste sepse kemi bërë stërvitjet e pilotëve. Gjyshja ime mbante sytë nga qielli për të na parë, aty në Fushë Krujë. Një shoqes sonë iu hap me vonesë parashuta. Parashuta nuk ishte e rëndë, litarët e saj ishin 11 m. Unë ërhiqja litarët për të rënë më shpejt. Desh rashë në kanalin e ujërave të zeza, disa ushtarë kur erdhën për të më ndihmuar u çuditën kur panë se isha vajzë. Iishim të detyryara të zbatonim ato kushte. Jam emëruar komandate batalioni me forcat vullnetare, pastaj në shkollën e lirë të Kinostudios bëja përgatitje zjarri dhe taktike. Kam pasur në stërvitje gjithë artin dhe kulturën, të gjitha institucionet e rëndësishme. Edhe bashkëshortët tanë kanë të njëjtat lidhje si ne

Oficeret e Para Parashutiste të Shqipërisë

– Berati,  Zinete Selimaj,             

 -Korça, Kostanca Bregu, Tatjana Koroveshi

Durrësi,  Nikoleta Dedi,               

-Lushnja(Kolonjë) Lefteri Marini

Erseka,  Bujare Abazi,                

-Lushnja(Krutje)   Zoica Shani

Fier (Patos), Dashuri Shehu,          

 -Tirana, Ilirjana Hyseni, Myrsete Dramalli

-Gramshi,   Vjolanda Salataj,               

 Tanja Dedja, Tatjana Ramadani

Gjirokastra,(Zagori) Marjanthi Kaso      

-Vlorë,  Aneta Mitro, Myzejen Tahiri

Kruja,  Mira Çaushi                 

 -Vlorë (Vranisht), Trendafile Xhebraj

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi