Parashutisti i bllokuar në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës (VIDEO)

Një parashutist me flamurin kombëtar të Spanjës goditi një shtyllë gjatë zbritjes në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës.

Me sa duket, ai keqmenaxhoi uljen dhe u përplas në një shtyllë elektrike, pikërisht përpara stendës vrojtuese dhe mbeti i bllokuar përpara qindra të pranishmëve.

Mbreti Felip i Spanjës ishte në mesin e pjesëmarrësve. Kryeministri në detyrë Pedro ishte gjithashtu në stendën vrojtuese.

Mbreti Felip mori pjesë në parade ndërsa vendi pret vendimin e Gjykatës së Lartë të Spanjës për gjykimin e 12 udhëheqësve të separatistëve katalanas.

Sipas një burimi gjyqësor spanjoll të kontaktuar nga agjensia e lajmeve Reuters, liderët katalanas do të dënohen me një maksimum prej 15 vjet burg për rolin e tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017 dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë jetë-shkurtër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot