Paratë e berishianëve të korruptuar 
rrezik për financimin e terrorizmit

E shikoni si po çirret korrupsioni Berisha, kur iu thotë shqiptarëve: hiqeni shpresën nga Amerika, do rrini përjetësisht nën sundimin tonë korruptiv!
 
Këtë po llomotit përditë e gjithë lukunia abuzuese Berisha. Vërtiten si në jerm sa andej këndej injorantët e kesaj lukunie dhe thonë me njëfarë turbullire të brendshme: “presidenti Trump është me ne”; domethënë presidenti aktual amerikan është me korrupsionin dhe krimin e pështirë shtetëror shqiptar, të cilin realisht e kanë identifikuar organet e specializuara amerikane. (!)
 
Berisha e di mirë që kjo është një pamundësi absolute, por ligësia që ka si ndërtim psikik dhe shpirtëror, e shtyn që, deri ditën e fundit kur të rrëzohet vetë nga penaliteti, të mundohet t’ua heqë gëzimin shqiptarëve.

Të njëjtën gjë bëri edhe me gjyqtarët që zgjodhi për Këshillin e Zgjedhjes së Gjyqtarëve, kur ata janë të rrëzuar që tani si kandidatura nga vettingu dhe seleksionimi ndërkombëtar.
 
Si ka mundësi që të jetojnë ende në drejtimin shqiptar parafango të tilla të baltës së vjetër mesjetare! Injorantë, por edhe të pushtuar nga një ligësi patologjike.

Por a ka mundësi që një president amerikan i cili esencialisht është pozicionuar kundër terrorizmit islamik, të marrë në mbrojtje ekstremizmin islamik e të korruptuar shqiptar, përfaqësues i të cilit, sipas identifikimit të organeve të specializuara amerikane, është vetë Sali Berisha dhe tabori i tij?
 
O të mjerë berishianë të korruptuar! por ju luftoheni ndërkohë nga politika amerikanë dhe FBI, sepse paratë e mëdha që keni grumbulluar si të përfituara nga krimi juaj shtetëror në Shqipëri, mund të jenë në të ardhmen objekt i financimit të terrorizmit islamik në Ballkan.

Pse, s’e dini ju këtë? Dhe, vërtet mendoni që tani do fusni dhe presidentin amerikan të zgjedhur rishtas në këtë rrjedhën tuaj? Hajde artikulim politik, hajde! Vetëm një mendje fëminore mendon se mund t’i rrëshqasë ndëshkimit me një nivel kaq aracional dhe me një vobektësinë të tillë mendore.
 
Kot e keni: ndërkohë jeni tërësisht në rrugën e likuidimit penal, sepse likuidimi i korrupsionit shqiptar dhe ndëshkimi juaj është domosdoshmëri e politikës se re amerikano-shqiptare në Ballkan.
 
Aleanca me një shtet shqiptar modern, institucional, të moralshëm e të drejtë, është domosdoshmëri për politikën e re amerikane në Ballkan. Ja, kjo është përparësia që kanë shqiptarët në këtë kohë në Ballkanin Perëndimor, e cila iu jep të drejtën për të rikrijuar realisht historinë e vërtet shqiptare, histori kjo e luftuar dhunshëm nga fqinjët që, pasi kanë krijuar shtetet e tyre me shqiptarë, me çdo mjet kanë luftuar gjuhën shqipe dhe verbin arbëror në Ballkan.

Kur bota të marrë njoftim real për atë që kanë vuajtur shqiptarët në pesëqind vjet nga osmanët dhe afër dyqind vjet nga fqinjët – serbët, grekët e maqedonasit – sigurisht që do të na japin të drejtë për moszhvillimin tonë: shqiptarët në të gjithë këtë kohë moderne zhvillimi e qytetërimi modern kanë qënë në një luftë të tmerrshme për mbijetesën e tyte.
 
Dhe ja ku janë sot:
ata duan që me aleancën e re tejetej perëndimore që kanë aktualisht me Amerikën, të kapin zhvillimin modern që iu mungon. Dhe do ta kapin. Por moderniteti shqiptar, dinjiteti ynë kombëtar dhe institucionalizimi modern i shtetit dhe i drejtësisë shqiptare, është sot në luftë me hordhitë korruptive të krimit shtetëror; luftë të cilën tani duket qartë se shqiptarët e kanë fituar me ndihmën e politikës amerikanë dhe europiano-perëndimore. Është vetë aleanca e interesit të madh shqiptaro-amerikan në Ballkan e cila ka identifikuar e po i denoncon përdita botërisht bëmat e krimit shtetëror shqiptar të njëzetë vjetëve të fundit. Procesi ka filluar, dhe ai është i pandalshëm…

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen