TIRANE- Paratë e privatizimit të Albpetrol, përmes të cilave Kryeministri Berisha kishte premtuar se do të rriste rrogat e pensionet si dhe do të shtronte rrugët, në fakt nuk janë pjesë projektbuxhetit 2013. Pohimi është bërë sot nga Mimoza Dhëmbi, drejtoreshë e Buxhetit në Ministrinë e Financave, gjatë prezantimit të tij në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit.
Drejtoresha e Buxhetit tha se nuk kishte dijeni nëse shefat e saj kanë diskutuar apo rënë dakort me institucionet ndërkombëtare për tejkalimin e nivelit të borxhit nga 60 në 62.6%.
Socialisti Bashkim Fino e quajti projekt buxhetin si më të dobtin e prezantuar ndonjëherë nga Qeveria, që sipas tij kërcënon sigurinë ekonomike të shqiptarëve. Ai gjithashtu akuzoi mazhorancën se përmes projektbuxhetit për 2013 nuk ka marrë parasysh rekomandimet e BE-së për integrimin e vendit.
Fino gjithashtu akuzoi Qeverinë e Kryeministrit Berisha se abuzon me Fondet e Zhvillimit Rajonal duke ia adresuar ato bashkive të djathta. Demokrati Ilir Bano hodhi poshtë akuzën ndërsa Fino rreshtoi anëtarët qeveritarë që vendosin mbi këto fonde.
Katër socialistët Felaj, Hysi, Majko e Fino votuan kundër në parim ndaj projekt buxhetit të qeverisë për vitin 2013.
/Shqiptarja.com