Paratë “e pista”,
hetohen 7 politikanë
Shtatë politikanë janë duke u hetuar për pastrim parash, tha dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Kuvendit Genti Gazheli, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
TIRANE- Shtatë politikanë janë duke u hetuar për pastrim parash, tha dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Kuvendit Genti Gazheli, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Gazheli, i pranishëm në një seancë dëgjimore në Komision për të raportuar mbi punën e kryer nga institucioni i drejtuar prej tij në për periudhën janar 2013 – dhjetor 2013, theksoi se ka edhe politikanë nën hetim, ndërsa shtoi se problematika kryesore mbetet ngadalësia e punës së Prokurorisë, që çon në pushimin e shumë çështjeve.
Aktiviteti“Kemi një rritje të numrit të dyshuarve, sidomos nga muaji nëntor e më tej. Viti 2013 është karakterizuar nga një efikasitet i ulët; po të shohim shifrat gjatë vitit 2012, kemi pasur 22 raste të denoncuara, në vitin 2013 kemi pasur 23 raste të denoncuara dhe vetëm në tre muajt e parë të 2014-ës kemi pasur 20 raste të denoncuara. Kjo tregon se brenda tre muajve të parë të këtij viti është kryer një sasi e pune e barazvlefshme me gjithë vitin 2013”, nënvizoi ai.
BashkëveprimiKreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, institucion pranë Ministrisë së Financave, vuri në dukje se, pavarësisht vullnetit të mirë që mund të kenë drejtuesit e tij, ecuria e mëtejshme e hetimeve nga Prokuroria mbetet një hallkë problematike. “Gjatë 2013-ës puna nuk ka qenë jo efikase dhe numri i personave të referuar në Prokurori ka qenë me rritje shumë të ulët, por ajo që është më problematike se nga Prokuroria në Gjykatë numri i çështjeve të referuara është shumë më i vogël, ç’ka përbën një pengesë për punën tonë”, theksoi Gazheli.
Më tej, ai bëri të ditur rrugëtimin e tij në krye të këtij institucioni dhe disa prej marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara prej tij. Sipas Gazhelit, gjatë gjashtë muajve të fundit janë kryer trajnime të personelit në të gjithë vendin. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, me Bankat e Nivelit të parë dhe të dytë, me noterët, me të cilët Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave shkëmben online informacin, ashtu si edhe me drejtorinë e tatim taksave.
FlagrancaKjo nënvizoi Gazheli “ka rritur ndjeshëm efikasitetin e punës së drejtorisë sonë dhe për herë të parë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kemi mundësuar arrestimin në flagrancë të një të dyshuari, që më tej me vendim gjykate, ai ka marrë masë sigurie arrest me burg, çka tregon se provat e furnizuara nga ne kanë qenë të vlefshme dhe puna efikase”.
Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18