TIRANE - Bankat Greke, mund të jenë destinacioni ku mund të kenë përfunduar lekët e vjedhura nga Thesari i Shtetit Shqiptar. Përgjigjia që ka mbërritur në prokurori nga zyrtarët e sistemit elektronik TIMS, ka konfirmuar se Dorian Çollaku, Drejtori i Emisionit, ka lëvizur plot 30 herë në drejtim të Greqisë. Përgjigjia ka konfirmuar se lëvizjet e Çollakut kanë qënë dhe në drejtim të Turqisë, Maqedonisë, Italisë, Malit të Zi, Kosovës deri në Gjermani. Por ajo që u bëri më tepër përshtypje hetuesve të njësisë Task-Forcë, ka qënë intesiteti i madh i lëvizjeve të Çollakut në drejtim të Greqisë.