TIRANE - Ministria e Arsimit është tërhequr nga nisma për të pasur tekst unik për arsimin e ciklit të ulët. Lajmi u konfirmuar nga deputetët e Komisionit parlamentar të Medias gjatë mbledhjes ku u diskutua nen për nen ligji për arsimin e lartë. Ishte kryetari i komisionit Genc Pollo, i cili tha se ministria është tërhequr nga nisma fillestare, dhe nga 1 tekst do të shkohet ne 3 alternativa.
Ndërsa sekretari i Ministrisë së Arsimit që relatoi ligjin, tha se me tekstet ministria ka ndryshuar një tjetër nen, që e bën edhe më transparente përzgjedhjen e shtëpisë botuese.
Nga ana tjetër disa deputetë të opozitës ngritën shqetësimin se një nen i projektligjit i jep të drejtën një prindi që me vetëm një kërkesë të shkarkojë një mësues, por në sqarimin e ministrisë, u theksua se shqyrtohet kërkesa, por vendimi përfundimtar i takon drejtorit të shkollës.
Plarent Ndreca: Ne sugjerojmë ndryshimin e formulimin të nenit 47. Për tekstet shkollore duhet të jenë alternative që procesi i konkursit për fituesin nga shtëpitë botuese për tekstet të jetë transparent dhe i hapur.
Pollo: Ka pasur reflektim nga Ministria e Arsimit, nuk do të ketë tekst unik por do të jetë me burim të kufizuar tekstesh deri në 3 alternativa jo 11 sa kanë qenë deri tani.
Boçi: Neni 2 dhe 3 është shumë i rëndë sepse fillon procedura e shkarkimit të një mësuesi qoftë dhe me kërkesë së 1 prindi.
Ndreca: Prindërit mund të bëjnë kërkesë por vendimmarrja i takon drejtorit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
23.7%
-
Jo
70%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 641
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Oltion Bistri i porositi për 1.3 mln euro, kontrata u zgjidh! GJKKO i kthen kompanisë së ndërtimit 5 apartamente, parapagesa i kalon shtetit
9 Tetor, 13:47
-
Debatet të Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi dhe Vasili largohen! Ndreca ndërpret mbledhjen: Të presim dëshmitarin tjetër
9 Tetor, 13:46
-
Paralajmërimi i Edi Palokës: Na irritojnë njerëzit e ulur në lokale gjatë protestave! Herë tjetër mbyllni qepenat se mjafton një molotov brenda...
9 Tetor, 13:44
-
'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve
9 Tetor, 13:13
-
Jurgen Klopp bashkohet me Red Bull në postin e ri, gjermani për klauzolën speciale: Shumë i emocionuar
9 Tetor, 13:11
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Ndreca thërret dëshmitaren tjetër! Vokshi vijon debatet: Dil përjashta, o Garda jam unë kryetare
9 Tetor, 13:04
-
Masakra e Gërdecit, GJKKO rrëzon kërkesën për riekspertim, Mediu: Nxjerrin kot dëm se s’qëndron shpërdorim i detyrës
9 Tetor, 12:57
-
Qetësohet Sylvinho, Asllani lë pas dëmtimin! Tuci kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren
9 Tetor, 12:55
-
Debatet te Hetimori i Shëndetësisë, Gentian Opre nis dëshminë! Vokshi heq fishat e mikrofonave! PS vijon me pyetjet
9 Tetor, 12:52
-
Rama i rikthehet turit të diasporës, më 26 tetor takim me shqiptarët në New York
9 Tetor, 12:42
-
Superkupa e Italisë/ Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën
9 Tetor, 12:28
-
Debatet e ashpra në Hetimorin e Shëndetësisë, Spiropali telefonon Ndrecën
9 Tetor, 12:23