Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra

Sportistët e SHBA-së

Është “Mbretëresha e Sportit” dhe atletika e konfirmon këtë titull që në garat e saj të para në “Lojërat Olimpike”, duke vendosur dy rekorde të reja. I pari ishte botëror në garën e stafetës së përzierë 4×400 metra, ku atletët amerikanë dominuan pistën duke vendosur kohën 3 minuta, 7 sekonda e 41 të qindat.

Një paraqitje spektakolare e katërshes së përbërë nga Vernon Norud, Shemier Litëll, Kejlin Braunn dhe Bris Deadmon, që lanë pas të gjithë rivalët, ndërsa tani janë favoritë për të fituar medaljen e artë në të këtë disiplinë.

Tjetër rekord, këtë herë olimpik u vendos në garën e 10 mijë metrave. Joshua Cheptegei i Ugandës mori medaljen e parë të artë sa i përket atletikës në Paris 2024, pasi vendosi kohën 26 minuta, 43 sekonda e 14 të qindat.

Tre herë kampioni i botës triumfoi në pistën e “Stade de France”, duke lënë pas etiopianin Berihu Aregaui dhe amerikanin Grent Fisher, që morën medaljen e argjendtë dhe të bronzit.

Pas këtij suksesi, Joshua Cheptegei është favorit për medaljen e artë edhe në garën e 5 mijë metrave në “Lojërat Olimpike”.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë

Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë