Anthony Ammirati shpresonte që të siguronte një vend në finalen e madhe të garës me kërcim me shkop në Lojërat Olimpike. Por atleti francez, pavarësisht mbështetjes së publikut gjatë kualifikuesve, nuk ia doli që të kapte normën për finalen për shkak të…gjenitaleve.
Sportisti 21-vjeçar po tentonte të kalonte lartësinë 5,70 metra dhe dukej se po realizonte me sukses provën e tij, por pastaj ai preku pengesën me organet gjenitale, duke e rrëzuar.
Ky moment u shpërnda shumë shpejt në rrjetet sociale, teksa të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë si humor.
Imagine losing Olympics cus you have huge d*ck ???? pic.twitter.com/vVOHTo6eM7
— DenizTheTennis (@denizthetenis) August 3, 2024