Paris 2024/ Dudaev fiton medaljen e dytë për Shqipërinë, Rama: Kush s’di të gëzohet, t’ia njohim meritën e hudhrës që na mban larg syrin e keq! Begaj: Faleminderit kampion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e mundësit Islam Dudaev, i cili i siguroi Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e mundësit Islam Dudaev, i cili i siguroi Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike. Në një mesazh të ndarë në Facebook, Rama thotë se kush nuk di të gëzohet, lë t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq.
“Ja edhe medalja e dytë Olimpike në historinë tonë. Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, shkruan Rama.
Një reagim e ka pasur edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili falënderon mundësin e natyralizuar në shqiptar për medaljen që siguroi për Shqipërinë.
“Islam Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e dytë olimpike me një ndeshje fantastike. Faleminderit kampion”, shkruan Begaj.
Historike e quajti kryebashkiaku Erion Veliaj medaljen e dytë të fituar nga Dudaev në Lojërat Olimpike.
“HISTORIKE! Edhe Islam Dudaev i bronztë! Prapë medalje historike për Sport Klub Tiranën dhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024! Fantastikeeee! Forcaaaa”, shkruan Veliaj.
Mundësi i natyralizuar Islam Dudaev i ka i ka siguruar vendit tonë medaljen e dytë të bronztë, me rezultatin 13-12, në kategorinë 65 kilogramë stil i lirë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Medalja e dytë olimpike në 'Paris 2024', Spiropali: Një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e arritjeve të sportit shqiptar
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pasi mundësi Islam Dudaev, i siguroi Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike.
“Medalja e dytë olimpike! Mundësi i skuadrës sonë olimpike Dudaev, do të na sjellë prej “Paris 2024” një tjetër gur të çmuar në gjerdanin e sportit tonë, të Shqipërisë sonë. Mirënjohje kampionit Islam Dudaev!”
C'pune kane hudhrat dhe syri i keq ne gjuhen e nje kryeministri qe ka jetuar ne nje nga vendet me te zhvilluara ne bote dhe e pretendon veten si piktor modernist dhe qe supozohet se perfaqeson nje shtet e nje komb?!
Përgjigju
QEFULL KASAP RE HEP ULE LEKA [ KEPI ]: 11/08/2024 18:58
Po tē kisha qen un çuni ri Rexhep Leka do e kisha sjell tē sigurt medaljen e Art.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
81.6%
Të gabuar
13.5%
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2671
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
C'pune kane hudhrat dhe syri i keq ne gjuhen e nje kryeministri qe ka jetuar ne nje nga vendet me te zhvilluara ne bote dhe e pretendon veten si piktor modernist dhe qe supozohet se perfaqeson nje shtet e nje komb?!
PërgjigjuPo tē kisha qen un çuni ri Rexhep Leka do e kisha sjell tē sigurt medaljen e Art.
Përgjigju