Paris 2024/ Chermen Valiev eliminohet në çerekfinale, Shqipëria ka edhe një shans për medalje në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Chermen Valiev eliminohet në çerekfinale, Shqipëria ka edhe një shans për medalje në Lojërat Olimpike

Chermen Valiev pas eliminimit

PARIS - Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në "Paris 2024", Chermen Valiev është eliminuar nga Lojërat Olimpike. Rusi i natyralizuar u mposht në çerekfinale 6-5 nga uzbekistanasi Jamalov Razambek. Dueli ishte i vlefshëm për peshën deri në 74 kilogramë, në stilin e lirë të mundjes. Tani fati i Valiev varet nga ai i mundësit uzbek, i cili nëse shkon në finale, do të çonte mundësin që përfaqëson Shqipërinë në ndeshjet për medaljen e bronztë.

Ecuria e Chermen Valiev

Në duelin e 1/8, Valiev kaloi 4-3 me përmbysje rivalin azer Turan Bayramov. Në çerekfinale, 26-vjeçari s'ia doli të mbante avantazhin e fituar në raundin e dytë, duke u penalizuar nga dy ndëshkimet me karton të verdhë dhe në fund kundërshtari Jamalov Razambek fitoi 6-5, duke shuar ëndrrën e shqiptarëve për një medalje olimpike nga raundi i rregullt.

Pas eliminimit të Abakarov dhe Valiev, nesër është radha e rusit tjetër Islam Dudaev që në peshën deri 64 kg të përfaqësojë Shqipërinë në mundje. Dudaev është shpresa e vetme e mbetur për Shqipërinë që të kërkojë medaljen e parë historike në Lojërat Olimpike.

Kujtojmë se kuqezinjtë në këtë event u përfaqësuan me tetë sportistë, duke mos ia dalë të garojnë për medalje.

Faximile e ndeshjes çerekfinale
 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......