Paris 2024/ Shqipëria pa medalje Olimpike, mundësi Abakarov eliminohet në çerekfinale

Mundësi Zelimkhan Abakarov që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike "Paris 2024" është eliminuar në çerekfinalen e stilit të lirë deri në 57 kg. Rusi i natyralizuar si shqiptar u mund 12-0 nga Aman Aman i Indisë.

Më herët gjatë së enjtes, Abakarov mposhti në fazën e 1/8 me përmbysje 6-7 Iuna Fafe Diamantino, rivalin nga Guinea-Bissau. Raundi i parë foli për afrikanin, që e dërgoi rezultatin deri në 5-0, para se Abakarov të reagonte dhe në raundin e dytë të kthente gjithçka në favor të tij, me rezultatin 6-7.

Në çerekfinale, Abakarov nuk pati mundësi dhe humbi 12-0 nga një rival që mund të jetë edhe kampion Olimpik në këtë peshë. Në periodën e parë Aman Aman fitoi 3-0, ndërsa në raundin e dytë përfaqësuesi i Shqipërisë nuk pati shanse dhe pësoi kundër edhe nëntë pikë.

Tanimë Shqipëria shpreson nesër për më mirë me mundësin Chermen Valiev, ndërsa më 10 gusht në tapet do dalë edhe Islam Dudaev. Për t'u theksuar se në dhjetë turnetë e Lojërave Olimpike që Shqipëria ka marrë pjesë, nuk ka mundur të sigurojë asnjë medalje.

Abakarov mundet nga Aman

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 09/08/2024 07:30

    Keta atlete kurre nuk me jane dukur te motivuar per te perfaqesuar Shqiperine. Kane arritur dicka ne planin personal, por me pas kane humbur menjehere shkelqimin. Fitorja 7-6 ne 1/16 dhe humbja 12-0 qe ne cerekfinale tregon qe kete Olimpiade as e kane marre mundimin fare te sterviten. Ekipi i Shqiperise komplet deshtim ne kete Olimpiade.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni