PARIS- Është arrestuar gruaja franceze, mamaja e tre fëmijëve të gjetur të prerë në fyt në shtëpinë e tyre në Paris, ditën e djeshme.

Sky News raportoi se 2 prej fëmijëve vajza 9 vjeçe dhe djali 11 vjeç përveç prerjes në fyt kishin pasur dhe plagë të tjera me thikë në trup. Ndërkohë që djali i madh 17 vjeç u dërgua në spital gjallë, por gjeti vdekjen pak kohë më vonë për shkak të plagëve.

france masakra
(Pamje nga vendngjarja)

Gruaja, rreth 40 vjeçe u arrestua në Paris, pasi policia ishte vënë në kërkim të saj pas zbulimit të krimit të tmerrshëm. Fëmijët u gjetën të vdekur të premten në mëngjes nga i atii tyre i cili punonte si mjek, dhe sapo ishte kthyer nga puna, pasi kishte punuar gjithë natën. E ëma e tre fëmijëve nuk ishte gjetur në shtëpi në momentin kur janë gjetur të masakruar fëmijët. Nga hetimet mësohet se mes çiftit kishte pasur konflikte.

Krimi i rëndë ka ndodhur në qytetin Dampmart, 30km në lindje të Parisit. I ati është gjetur në gjëndje shoku

masakra france
(Policia në vendngjarje)

(sg/shqiptarja.com)