Delegatë nga 172 vende të botës kanë arritur një pakt të ri global mbi klimën, që do të parashtrojë strategjinë afatgjatë mbi mënyrat sesi do të mund të përballohen ndryshimet e saj.
 
Pas dy javësh negociatash në Paris të Francës, marrëveshja u arrit gati 16 orë pasi bisedimet ishin planifikuar për t’u mbyllur.

Ministria e Jashtme e Francës tha se drafti do t’i paraqitet ministrave në orën 11:30 të ditës së shtunës, ndërsa deri tani nuk është bërë publik asnjë detaj në lidhje me draftin e arritur. 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon u shpreh se, pavarësisht faktit që ka qenë pjesë e shumë marrëveshjeve, negociatat këtë herë i cilësoi si më të komplikuara, pasi - sipas tij, - lidhen drejtpërdrejt me njerëzimin.

“Mbeten ende çështje të ndryshme, që nuk rakordojnë, me diferencë konceptesh, ambicie vendesh, apo mbi financimin e paktit. Por ne i kemi identifikuar zgjidhjet e shumicës së problematikave. U bëj thirrje të gjithë shteteve të marrin vendimet përfundimtare në emër të humanizmit”, u shpreh Ban Ki-moon.


Redaksia Pnline
(F.T/shqiptarja.com)