Paris, çelet ekspozita
“Romanticizmi i errët”

Paris, çelet ekspozita <br />“Romanticizmi i errët”
PARIS - Një ekspozitë është hapur në Muzeun d’Orsay në Paris ku janë paraqitur punët më të mira të disa prej emrave më të njohur të artit të shekullit 19 dhe 20.

Ekspozita e quajtur "Engjëlli i çuditshëm”, “Romantizmi i errët” nga Goya te Max Ernst" prek periudhën ku artistët u kthyen në shtriganë dhe demonë për të krijuar vepra të frikshme dhe sfiduese. Ndër artistët përmendim Francsico de Goya, Gustave Moreau, Salvador Dali, Max Ernst, Auguste Rodin, William Blake dhe Victor Hugo.

Një specialist i muzeut tha se këto artistë kanë lënë pas vetes një galeri pikturash, që nxisin debate sot e kësaj dite për nga tematika, stili dhe mesazhi, që ata përcjellin.

Ata përqafuan romaticizmin e errët duke pikturuar mendimet e tyre dhe shpalosen në tërësi disponime të çuditshme në mënyrën më precize të mundshme.

Pikturat e tyre janë ndër më të njohurat në fushën e artit të cilat ndryshuan perceptimin në përgjithësi të jetës e zhytur në përçarje sociale në atë kohë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve