PARIS, 28 maj /ATSH-AFP/ - Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius e gjykoi sot shumë të rrezikshme idenë britanike për zhvillimin e një referendumi për qëndrimin ose jo të vendit në Bashkimin Evropian, disa orë para vizitës së kryeministrit konservator britanik në Francë, David Cameron.
"Këtë proces e gjykoj shumë të rrezikshëm", deklaroi Fabius për radion "France Inter".
Për ministrin e Jashtëm francez, do të jetë Britania e Madhe "ajo që do të humbë më shumë nga ky procez, edhe pse një veprim i tillë do të ketë efekte negative për Evropën".
"Britania e Madhe, një nga ekonomitë më të mëdha të botës, është një fuqi ushtarake dhe diplomatike. Nëse një vend i tillë i rëndësishëm lë Evropën, atëhere kjo do të sjellë ndjenja skajërisht negative mbi Kontinantin e Vjetër", theksoi Fabius.
"Ne duam që Britania e Madhe të jetë në Bashkimin Evropian", shtoi ai.
Qeveria britanike paraqiti të enjten në parlament një projektligj që detajonte modalitetet e një referendumi që do të zhvillohet deri në fund të 2017-ës për qëndrimin ose jo të ishullit në BE./ A.JOR.