/ATSH-AFP/ - Presidenti francez, François Hollande deklaroi sot se Franca ishte e gatshme t'i përgjigjej kërkesave për ndihmë dhe asistencë që Nepali mund t'i dërgojë pas tërmetit të fuqishëm që ka shkaktuar disa qindra të vdekur në vend.

Në një komunikatë të publikuar nga Elyse, Hollande shprehu solidaritetin e Francës për autoritetet dhe popullin nepalez pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7,8 ballë të shkallës Rihter që shkaktoi disa qindra të vdekur dhe shumë dëmë të rënda në Nepal.

"Franca është e gatshme t'i përgjigjet kërkesave për ndihmë dhe asistencë që autoritetet e Nepalit mund t'i adresojë", thekson komunikata./