Rreth tridhjetë protestues nga lëvizja e kundër Reformës së Pensioneve u përpoqën të hyjnë me forcë në teatrin ‘Bouffes du Nord’ në Paris, ku Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte po ndiqnin një shfaqje.
Përpjekja u protestuesve u ‘shua’ nga forcat e policisë të cilët garantuan sigurinë e presidentit, i cili më pas u larguar me shpejtësi me makinë.
Demonstruesit u përballën me policinë për rreth një orë duke thirrur "të gjithë së bashku, grevë të përgjithshme".
Policia arrestoi gazetaren militante Taha Bouhafs, e cila përmes një fotografie të postuar në Twitter dha ‘alarmin’ se Macron ndodhej në teatër.
Nga ana e saj, Elysée ka bërë të ditur se "presidenti do të vazhdojë të shkojë në teatër ashtu siç ka bërë gjithmonë dhe ka siguruar se veprimet e dhunshme politike të mos cenojnë lirinë e shprehjes, lirinë e artistëve dhe lirinë e krijimit"