Gjithashtu raportohet se në gjendje të rëndë janë edhe 4 persona të tjerë. Ndërkaq policia bën me dije se bashkë me Amedy Coulibaly, ka qenë edhe një tjetër pengmarrës i cili ka qëlluar ndaj policisë dhe është larguar. Konfirmohet se pengmarrësi i dytë është mashkull, duke hedhur poshtë kështu dyshimet e para se Amedy po vepronte bashkë me të fejuarën e tij.
(Video, aksioni i policisë dhe forcave speciale në supermarket)
Pengmarresi beri nje deklarate te forte, kur kercenoi autoritetet franceze se do te vrase te gjithe pengjet nese policia nuk le te lire dy vellezerit terroriste te masakres ne "Charlie Hebdo", te cilet prej mengjesit ishin te rrethuar nga policia ne nje shtypshkronje ne veri-lindje te Parisit. Kjo deklarate dhe hetimet e kryera nga autoritetet franceze treguan se keto sulme ishin nga nje grup i strukturuar terroristesh qe dyshohet se udhehiqen nga al-Qaeda.
Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se i përket pengmarrësit të 4
Ora 19:00 Hetuesit francezë bëjnë me dije se kanë gjetur një trup të pajetë, i cili është ende i paidentifikuar. Sipas tyre, trupi i pajetë mund të jetë i pengmarrësit të dytë në dyqan. Nëse do të konfirmohej se viktima është një nga pengmarrësit do çonte në 4 edhe numrin e pengmarrësve të vrarë në të dyja ngajrjet në Paris.
(Në foto: Momentet e lirimit të pengjeve - Foto të tjera
Autori i njohur i vellezerve terroriste te "Charlie Hebdo": Lironi ata ose i vrasim te gjithe pengjet
I armatosuri që mbajti peng 6 persona në një dyqan ushqimor në qendër të Parisit kërcënoi autoritetet me jetën e pengjeve, mes tyre gra e fëmijë, nëse policia nuk lë të lirë dy vëllezërit terroristë që shkaktuan masakrën në Charlie Hobdo. Policia ka bërë me dije se dy pengmarrjet janë të lidhura mes tyre, pasi siç u vërtetua më parë eksponentët kriminalë që kanë kryer sulmet në Paris kanë lidhje mes tyre, si pjesë e një grupi terrorist të al-Qandës që vepron në Francë.
Pengmarrësi u identifikua si Amedy Coulibaly dhe rezulton i njohur me dy terroristët që kryen masakrën në selinë e Charlie Hebdo, si pjesë e të njëjtës organizatë xhihadistësh që vepron me sulme të koordinuara nëpër gjithë Francën.
Pronari i dyqanit te marre peng eshte hebre
Pronari i dyqanit ushqimorë është hebre. Fillimisht mediat franceze raportuan se nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe autorëve mbetën dy viktima, por një orë pas ngjarjes ministri i Brendshëm francez përgënjeshtroi lajmin duke thënë se nuk ka të vdekur.
Autoritetet franceze: Autori i pengmarrjes, i njejti me ate qe vrau efektiven e policise dje
Informacionet janë ende paraprake, por ajo që dyshohet sipas mediave franceze është se autori i këtij sulmi të jetë i njëjti person që dje qëlloi me armë ndaj policisë në jug të Parisit, duke lënë të vdekur një efektive grua e duke plagosur një tjetër policë. Gjendje terrori në Francë, 4 sulme në 24 orë, vritet 1 police
Lidhur me vrasjen e efektives dhe pengmarrjen e sotme, policia ka shpallur në kërkim një djalë me ngjyrë Amedy Coulibaly dhe të fejuarën e tij Hayat Boumeddiene, e cila dyshohet si bashkëpunëtore e tij. Policia ka publikuar në media fotot e dy të dyshuarve.
Deshmitarët: Autori tha "Ju e dini kush jam une"
Dëshmitarët okularë thonë se autori i pengmarrjes është i armatosur me automatik dhe në momentin e sulmit ka thënë: “Ju e dini se kush jam unë” duke rritur dyshimet se mund të jetë personi i arratisur i sulmit të djeshëm të ndodhur në jug të Parisit, ku humbi jetën një oficere policie. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po tentojnë të neutralizojnë pengmarrësin.
Zona është evakuuar dhe qindra forca policore kanë rrethuar të gjithë zonën duke dhënë urdhër për mosqarkullimin e personave gjatë orëve në vazhdim si dhe ruajtjen e perimetrit të rrezikut për gazetarët në mos pengimin e punës së policisë.
Autoritetet franceze: Sulmet terroriste në vend janë të lidhura me njëra tjetër, atentatorët njihen me njëri-tjetrin
Parisi është tronditur nga sulme të njëpasnjëshme terroriste me të shtëna, hedhje bombash e pengmarrje brenda 48 orëve në kryeqytetin francez. Me pengmarrjen e fundit të një dyqani ushqimoresh, u shënua sulmi i pestë dhe dyshohet se ka një lidhje mes akteve të fundit terroriste në vend dhe dy ekstremistëve islamikë që kryen masakrën në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” dy ditë më parë.
Pas hetimeve autoritetet e Parisit kanë bërë një lidhje mes sulmit në revistën satirike ku humbën jetën 12 persona dhe sulmit të djeshëm ku humbi jetën një oficere policie, ku sipas tyre ata rezultojnë të njohur. Zbardhja e një skeme të autoriteteve policore bën një lidhje mes sulmuesit të djeshëm dhe atij të sotëm, që ka marrë peng një dyqan ushqimor në Paris. Kjo skemë lidh kështu të arratisurin e djeshëm dhe pengmarrësin e sotëm si një individ, i identifikuar paraprakisht si Amedy Coulibaly sëbashku me një të dyshuar femër Hayat Boumeddiene, këta të fundit të njohur me dy vëllezërit Kouachi, të cilët janë terroristët e masakrës në Charlie Hebdo.