PARIS - Objektet e Napoleonit, i cili është cilësuar si strategu më i madh ushtarak, që ka pasur bota dhe, që ndryshoi rendin dhe historinë e Evropës do të shfaqen në një ekspozitë të veçantë në Paris.
Objektet e paraqituara në ekspozitën "Napoleoni dhe Evropa" do të ndihmojnë vizitorët të zbulojë njeriun, që dominoi shekullin e XIX, i cili u konsiderua nga historianët si një vizionar dhe burrë shteti për aftësinë dhe energjinë e mendjes për të sfiduar ushtritë e huaja.
“Në këtë ekspozitë do të shfaqen për herë të parë objekte të cilat janë huazuar nga muzetë e disa shteteve të ndryshme, që do të shikohen për herë të parë në Francë”,- tha ideatorja e kësaj nisme. Qëllimi është për të kuptuar anët e ndryshme të figurës historike.
Napoleon Bonaparti gjatë karrierës së tij drejtoi 72 beteja në vende të ndryshme të Evropës dhe u shqua për artin e tij të luftimit ku fushatat e tij ushtarake bënë, që të trembej bota dhe të tronditej stabiliteti i saj.
Gjatë jetës së tij ai u mor edhe hartimin e ligjeve të reja për perandorinë dhe planet ushtarake të mëtejshme si dhe në hartimin e kushtetutës për funksionimin sa më të mirë të shtetit duke krijuar bazat e ligjit civil në Francë dhe Evropë.
Jeta e këtij gjeniu ushtarak bënë, që të shpërthejë imagjinata e shumë shkrimtarëve, kompozitorëve, regjisorëve dhe dramaturgëve të mëdhenj, të cilët nëpërmjet veprave të tyre kanë krijuar legjendën e Napoleon Bonapartit.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com