Për Paris SG Icardi nuk është lojtari i vetëm që vjen në ditën e fundit të merkatos. Francezët kanë transferuar nga Reali portierin Keylor Navas, ndërkohë që në kah të kundërt ka kaluar portieri i francezëve Aereola. Për të mbyllur marrëveshjen Paris SG ka paguar edhe 15 mln euro shtesë, ndërsa Navas në Francë do të fitojë 6 mln euro në sezon.
Lëvizje jo pak të rëndësishme ka patur edhe te Roma. Klubi verdhekuq të dielën në darkë ka mbyllur gjithçka për huazimin e Kalinic nga Atletico Madrid, për të cilin në rast se dëshiron ta blejë verën e ardhshme duhet të pagujë 10 mln euro.
Ndërkohë sot Roma ka huazuar nga Arsenal edhe Henrik Mkhitaryan. Armeni zhvilloi të dielën ndeshjen e fundit me ‘topçinjtë’, ndërsa sot është bërë pjesë e verdhekuqve, të cilët verën e ardhshme do të kenë mundësinë ta blejnë përfundimisht.