Paris SG e provon sërish,
Pato në 'shënjestrën' franceze

Paris SG e provon sërish, <br />Pato në 'shënjestrën' franceze
Në merkaton e janarit ishte presidenti Berlusconi, ai që vendosi veton për të mos e lënë Paton të largohet nga Milani. Por Paris SG nuk e ka humbur objektivin nga shënjestra dhe ka kërkuar sërish zyrtarisht sulmuesin brazilian.

Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë por rajneri Ancelotti i ka dhënë mandat agjentëve parizienë që të provojnë të joshin Paton, me një ofertë ndoshta më të mirë se 35 milionë euro që ishte tentatuva e parë. Pavarësisht marrëdhënieve speciale me vajzën e presidentit, sulmuesi brazilian mund të ndërrojë ambient dhe të bashkohet me ekipin e Ancelotti këtë verë.

Por këtë herë ndoshta ka të reja nga Paris Saint-Germain? Këtë herë është bindja e francezëve se objektivat nuk janë kaq të lehtë, dhe duhet më shumë ngulm.

Në favorin e PSG është trajneri dhe dëshira e Patos për të ndryshuar, por ky pritet të jetë operacion kompleks, dhe ndoshta cështje zemre për sulmuesin. Jo vetëm për Milan, por dhe për vajzën e presidentit, Barnara Berlusconi me të cilën ka një marrëdhënie. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!