Paris SG ka dhuruar spektakël në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të “Champions League” kundër Crvena Zvezdas, duke fituar me shifrat tensitike 6-1.
Serinë e golave e nisi Neymar që deri në fund të takimit realizoi ‘tripletë’. Në listën e shënuesve u regjistruan edhe Di Maria, Cavani e Mbappe. Parisienët pas humbjes me Liverpool reagojnë në këtë mënyrë, duke marrë marrë përkohësisht vendin e dytë në grupin C.
Ndërkohë në Grupin D, Shalke ka marrë një fitore në frymën e fundit kundër Lokomotivës së Moskës. Gjermanët iu falën golit të McKennie në minutën e 88 për të marrë tre pikët shumë të rëndësishme.
Një ndeshje shumë e dyluftuar, por që në fund u buzëqeshi miqve të cilët marrin kreun e renditjes në pritje të përfundimit të takimit tjetër mes Portos dhe Galatasarayt.