Paris,skulpturë me lule për viktimat
e sulmeve. Simbol se jeta vazhdon

Paris,skulpturë me lule për viktimat<br />e sulmeve. Simbol se jeta vazhdon
“Buqeta me Tulipanë” quhet skulptura që po ndërtohet në nder të viktimave të sulmeve të Parisit.

Artisti amerikan, Jeff Koons do t’i dhurojë qytetit të Parisit këtë monument në kujtim të jetëve që humbën nga sulmet terroriste në vitin 2015 në kryeqytetin e Francës.

Ai shpreson se lulet do t’i japin familjeve të viktimave forcën për të ecur përpara.

“Ato janë simbol se jeta vazhdon”, tha ai duke shtuar se u inspirua nga pikturat florale të Mone dhe Pikaso për të ndërtuar veprën e tij.

Dora me lulet shumëngjyrëshe do të tregojë ngjashmërinë me dorën në “Statujën e Lirisë”.

Sipas një deklarate, artisti e bëri këtë 130 vjet pasi Franca i dhuroi Shteteve të Bashkuara atë statujë, për të festuar aleancën Francë-Amerikë.

Skulptura  momentalisht po ndërtohet në Gjermani dhe po krijohet nga bronzi, çeliku dhe alumini.

Përmasat e saj janë : 10.4 metra lartësi, 8.4 metra gjerësi dhe thellësi prej 10.2 metrave.

Kjo vepër do të vendoset në sheshin jashtë Muzeut të Artit Modern vitin e ardhshëm.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?