PARIS- Tre fëmijë janë gjetur të prerë në qafë në shtëpinë e tyre në Paris, bën të ditur policisë. Një kërkim ka nisur ndaj të ëmës, e e cila është zhdukur ndërsa fëmijët e vdekur janë të moshës 9, 11 dhe 17 vjeçe.
I ati i tyre, me profesion doktor kishte gjetur fëmijët të vdekur mëngjesin e sotëm sapo ishte kthyer nga puna, bëjnë të ditur burime policisë.
Autoritetet bëjnë të ditur se “fëmijët kanë prerje në fyt, por priten të dhëna nga ekspertiza mjekoligjore.
Në trupin e vajzës 9 vjeçare dhe të djalit 11 vjeç janë gjetur shumë plagë të shkaktuara me thikë, ndërsa vëllai më i madh humbi jetën pak më vonë nga plagët e rënda që kishte marrë.
Krimi i rëndë ka ndodhur në qytetin Dampmart, 30km në lindje të Parisit. I ati është gjetur në gjëndje shoku.
“Po kërkojmë intensivisht për të ëmën” thanë burime policore duke sqaruar se ajo është rreth të 30-tave. Sipas hetuesve çifti kishte konflikte.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com