PARIS - Pas vjedhjes spektakolare të Brukselit një tjetër vjedhje gjigande ka ndodhur në galerinë ‘Printemps’ në një zonë të shtrenjtë të Parisit.

Dy njerëz të armatosur kanë hyrë në një dyqan bizhuterie, që ndodhet në katin e parë të galerisë dhe kanë vjedhur bizhuteri me vlerë prej miliona eurosh.

Keqbërësit arritën të shpëtonin duke përdorur shkallët e pasme të ndërtesës, që përdoren nga punojnësit.

Bizhuteritë kanë qenë punime prej argjendi dhe ari dhe kanë pasur një vlerë të madhe monetare, sipas burimeve të policisë.

Policia franceze ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes dhe sasinë e bizhuterive të vjedhura.


Vijon..
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)