Qytetarë të Durrësit të mbështetur nga PD dega e qytetit bregdetar janë mbledhur në qendër të qytetit në shenjë proteste kundër vendimit të bashkisë për të bërë me pagesë parkimin e makinave në disa parkingje dhe rrugë të qytetit.
Qytetarët shprehen se nuk janë dakord me çmimet e projektuara për parkimet dhe se nuk janë ftuar në bashkëbisedime me bashkiakët për ta diskutuar këtë problem. Ata janë të paqartë me mënyrën sesi do të operohet lidhur me zbatimin e këtij projekti.
“Është një moment që çdo gjë po shkon keq e më keq. Filloi tani dhe parkimi me pagesë. Në Durrës parkimi është skandaloz. Për këtë jemi ngritur. Unë si banor i Durrësit kamë 2 automjete dhe kjo më shqetëson se nuk kam ku ta lej makinën por me duhet dhe karta e rezidentit që është gati 100 mijë lekë. Duhet të bëhet një fushatë sensibilizuese të merret vesh sa do të jenë çmimet me zona dhe fasha e orareve”, tha një prej qytetarëve.
Ajo që prevalon në ankesën e tyre janë tarifat. Atyre ju duket e lartë tarifa 10 mijë lekë në muaj duke pasur parasysh nivelin e pagave. Gjithashtu, për ta, një vendim i tillë në kushtet kur transporti publik është problematik duket i nxituar.
“Sigurisht që duhej një zgjidhe. Kjo nuk është e duhura. E para parkimi është shumë i shtrenjtë për këdo që jeton këtu në Durrës. Qyteti ka një sistem të transportit publik që nuk ofron një alternativë transporti qytetarë siç duhet të ishte. Ka shumë qytetarë që jetojnë o në periferi dhe punojnë në qendër të qytetit. Me këtë taksen e re është si gjobvënie me forcën e ligjit”, tha një tjetër qytetar.
Vendimi për parkimin me pagesë është miratuar ga Këshilli Bashkiak i Durrësit dy vite më parë, i cili megjithëse kishte mbetur i pazbatuar për një periudhë të gjatë, duket se tashmë po hyn në fazën finale.
Sinjalizimi horizontal me ngjyrë blu është hapi i parë i dukshëm i projektit që synon menaxhimin e parkimit në zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas skemës së miratuar nga bashkia, qyteti ndahet në dy zona tarifimi.
Zona A përfshin qendrën dhe rrugët me aktivitet të lartë tregtar, ndërsa Zona B përfshin akse me periferike. Në Zonën A, ku përfshihen rrugë si “Taulantia”, “Currilat”, bulevardet “Epidamn” dhe “Dyrrah”, tarifa do të jetë 100 lekë/ orë. Në Zonën B, ku përfshihen rrugët “Aleksandër Goga”, “Mujo Ulqinaku”, “Stefan Kaçulini” dhe të tjera, tarifa do të jetë 40 lekë/orë.
Parkimi me pagesë do të aplikohet nga e hëna në të premte. Gjatë sezonit turistik, nga 1 qershori deri më 30 shtator, tarifimi do të jetë aktiv nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa pjesën tjetër të vitit deri në orën 18:00.
Komente










A ka ndonjë vënd në BE që parkimet të jenë pa pagesë....ankohen ata të "varfërisë kanë makinë...
Përgjigju