Parkimet me lekë, ja harta në
Tiranë, kush do pagujë më shumë
Topollaj : Proces gjyqësor për vendimin

Parkimet me lekë, ja harta në<br />Tiranë, kush do pagujë më shumë<br />Topollaj : Proces gjyqësor për vendimin
TIRANE- Për gjithë qendrën e Tiranës dhe zonat që e rrethojnë atë, parkimi i makinave do të jetë me pagseë. Në disa zona, sipërfaqja e cila do të kthehet me pagesë është nga 40-90%, ndërsa pjesa tjetër do të jetë pa lekë, për rezidentët dhe invalidët. Sipas hartës, zona A përfshin të gjitha rrugët pranë sheshit “Skënderbej”, ku për të parkuar makinën për një orë, tarifa do të jetë 100 lekë. Zona B, e cila është me e vogël, përfshinë disa rrugë kryesore dhe lagjesh, ku tarifa do të jetë 40 lekë. Zona C shtrihet në pjesë më të madhe të Tiranës dhe tarifa do të jetë 20 lekë.

Banorët rezidentë do të pajisen me një pullë me ngjyra të veçantë për të përfituar parkimin falas. Me këtë pullë do të pajisjen edhe invalidët. Pulla do të ketë ngjyra të caktuara, për 3 zonat e parkimit me pagesë, A,B,C. Burime nga bashkia sqaron se për të gjithë rezidentët do të ketë parkim falas, ndërsa për të zbatuar vendimin që ka miratuar Këshilli Bashkiak do të merren parasysh modele që përdoren sot në vendet europiane. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me banorët e njësisë nr.5.

HARTA

“Modeli që kemi marrë parasysh është Vjena, ku qyteti është i ndarë në 24 zona të vogla. Ne kemi ndarë Tiranën e madhe në katër zona, ku një zonë zë pak a shumë 4 njësi vendore dhe për secilën zonë do të kemi një pullë me ngjyra të ndryshme, ku për banorët e asaj zone do të emetohet nga njësia administrative. Për  makinat që përdor familja, banori rezident do marrë pullën përkatëse dhe në këto katër njësi parkimi për banorët është falas 24 orë”, - u shpreh Veliaj. Rezidentët do të përjashtohen nga tarifa vetëm kur e parkojnë makinën në lagjen e tyre.

Abonimi
Menjëherë pas firmës së Prefektit të Qarkut për krijimin e “Tirana Parking” dhe nivelin e tarifave të pagesës për të parkuar makinat, do të nisë zbatimi i vendimit. Bashkia e Tiranës thotë se parkimet me pagesë në rrugët e Tiranës do të nisin pasi të krijohet agjencia e re. Për tu abonuar çdokush mund të aplikojë pranë agjencisë “Tirana Parking”. Në këtë rast qytetarëve do t’ju përcaktohet vendi ku do të parkojnë makinën për sa kohë ata do të abonohet dhe ky vend parkimi nuk mund të zaptohet nga askush tjetër. Bashkia e Tiranës bën me dije se do të aplikohet sinjalistika në gjithë rrugët e Tiranës të cilat do të jenë me pagesë. Në disa vende do të ketë si sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Për rastin e abonimeve, vendimi i parkimit për qytetarët do të jetë i rrethuar me pajisje që do të instalohen nga agjencia “Tirana Parking”.

 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin