TIRANË - Këshilli bashkiak i Bashkisë Tiranë, ka zhvilluar mbledhjen e radhës por pa arritur asnjë lloj dakordësie në lidhje me dhënien me koncesion të parkimeve në tiranë për 35 vjet, duke e bërë me pagesë. Kjo nismë e Bashkisë Tiranë, shkaktoi kundërshtinë e këshilltarëve të majtë, të cilët më arsyeimin e njohjes më të mirë të detajeve, vendosën shtyrjen e mbledhjes për të enjten tjetër.
 
Nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo, tha se kjo masë është e nevojshme për të rregulluar çështjen e trafikut dhe parkimeve, ndërsa është ndërmarrë edhe nga shumë kryeqytete europiane.
 
Ndërsa këshilltari i majtë Eridian Salianji, tha se ky këshill nuk mund të vendosim për një koncesion 35 vjeçar, pasi kjo mund të jetë një faturë për qytetarët. 
 
Sipas projektit parashikohet që nga 24 mijë njësi parkimi, në jepen me koncesion 7400 të tilla, me çmime sipas bashkisë të arsyeshme.
Ndërkohë që janë bashkia do të marrë vetëm 10 % të xhiros, për ta përdorur më pas për investime. Gjithashtu këshilli bashkiak ka diskutuar për rritjen e çmimit të biletave të transportit qytetas, por edhe në këtë pikë bashkia propozoi mos ndryshime të çmimit, ndërsa akuzoi qeverinë se ka harruar subvencionimet.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)