Parkimi me pagesë, 3 mijë lekë
gjobë kush s'ka biletën në Tiranë

Parkimi me pagesë, 3 mijë lekë<br />gjobë kush s'ka biletën në Tiranë
TIRANE- Ditën e nesërme në Këshillin Bashkiak do të diskutohet projektvendimi për parkimin me pagesë në Tiranë, ku në rrugët kryesore, qytetarët duhet të paguajnë për të parkuar makinën. Parkimi me pagesë do të funskionojë nëpërmjet rojeve dhe sistemeve të kontrollit që do të ngrejë Bashkia e Tiranës. Në momentin që do të parkojnë makinën qytetarët do të marrin një biletë, në varësi të kohës që do të qëndrojnë. Bileta do të vendoset në makinë, në mënyrë që rojet ose punonjësit e “Tirana Parking” ta shikojnë kur të kryejnë kontrollin.

Nëse gjatë kontrollit një drejtues mjeti nuk do të ketë biletën e parkimit, apo kur i është mbaruar afati, atëherë ndaj tij do të vendoset një gjobë prej 3 mijë lekësh të reja. Bashkia e Tiranës thotë se parkimi në rrugë do të kontrollohet tërësisht nga punonjësit e agjencisë së re, ku rreth 100 prej tyre do të jenë “roje” për mbarëvajtjen e këtij procesi.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit