VLORE-Bllokimi i një makine të një qytetari në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës është bërë sot shkak për një konflikt mes tij dhe punonjësit të kompanisë “TIS Park shpk”.
Edi Alikaj 44 vjeç kishte parkuar mjetin e tij tip ML me targa AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë. Fillimisht Alikaj ka debatuar me punonjësit e parkingjeve Fitim, Celo dhe Edison Veizaj (vëllezër), por më pas sherri ka agravuar në përplasje fizike dhe përdorim të mjeteve prerëse.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre punonjësit e “Tis Park” dhe drejtuesi i mjetit të bllokuar, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës.
Nga burimet e deri tanishme mësohet se Alikaj është konfliktuar fillimisht me njërin nga vëllezërit, debat i cili ka përfunduar me konfrontim fizik, më pas të thirrur nga i vëllai janë afruar edhe dy vëllezërit e tjerë të cilët kanë qenë duke konsumuar kafe në një bar aty pranë duke agravuar situatën deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Policia ka shoqëruar 15 persona, punonjës të kompanisë dhe qytetarë që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes për marrjen në pyetje, ndërsa është sekuestruar mjeti prerës biçak që u gjet poshtë makinës. Sakaq Alikaj u transferua në dhomën e paraburgimit në spital.
Ndërsa tre vëllezërit Fitim, Celo dhe Edison Veizaj pas trajtimit me ndihmë mjekësore do të transportohen drejt dhomave të paraburgimit në spital ku aktualisht po marrin ndihmën mjekësore.
/Shqiptarja.com

VIDEO