‘Parku Eden’, Lidhet kontrata për instalacionin 3.6 milionë euro tek Kryeministria

‘Parku Eden’, Lidhet kontrata për instalacionin 3.6 milionë euro tek Kryeministria

Instalacioni tek Kryeministria

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nënshkruar tashmë kontratën me kompaninë “Fusha” e cila ishte fituese e tenderit për instilacionin “Parku Eden” që do të ndërtohet brenda Kryeministrisë.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik u bë njoftimi se tashmë kontrata është lidhur dhe kompania do ta ndërtojë këtë objekt me një fond 398 milionë lekë apo rreth 3.6 milionë euro sipas ofertës që bëri gjatë garës së zhvilluar.

Instalacioni i Kryeministrisë mori vëmendje të gjerë sidomos vitin e shkuar kur në fund të gushtit Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli procedurën me objekt instilacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”.

Ky shpenzim në atë kohë u cilësua i tepërt në kushtet kur vendi po përballej me shpenzime të shumta për energjinë ndërkohë që po diskutohej vendosja e fashës 800 KWh të energjisë. Teksa reagimet e shumta publike bënë që procedura të pezullohej përkohësisht ajo u vijua duke u mbyllur në janar të këtij viti.

Projekti i instilacionit

Referuar dokumenteve të procedurës projekti që propozohet të aplikohet gjendet në oborrin e brendshëm të kryeministrisë, pranë “Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

“Përshkrim i përgjithshëm i projektit: Hartimi i projektit është detajuar mbi bazën e konceptit, të formuluar nga studioja ndërkombëtare e projektimit ‘Studio Precht’, me zyrat qëndrore në Austri. Koncepti i ‘Eden-it’ është përgjigje e situatës që krijohet në oborr. Në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3-dimensional që siguron funksione rekreacioni, gjallërie dhe kohe të lirë në nivele të ndryshme. Eden është një zgjidhje e qëndrueshme dhe e gjallë për një oborr që krijon vend, një strukturë e hapur dhe e depërtueshme për kohë të lirë private dhe evente publike, një spektakël i bërë nga njëriu, dhe një përkujtuese ndaj natyrës së humbur prej kohësh në mjediset tona të ndërtuara.

Dizajni i ndjekur në hapësirën e depërtueshme të Eden-it lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme. Shkallët përfshijnë elementë ulës që janë të lëvizshëm sipas kërkesës, fleksibël dhe të vendosur siç duhet në raste të ndryshme.

Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet.

Ndërkohë qe kalimet e propozuara dhe ndenjëset e vogla lejojnë publikun të pushojë, të mbushet me frymë dhe të krijojnë takime në vende të ndryshme të Eden-it.

Edeni qëndron në një rrjetë 4800x4800x4800mm. Trarët prej druri të ndërthurur kryq përbëjnë një kornizë modulare kubike 6x3x4, që shërben si strukturë. Konstruksioni i drurit të parafabrikuar do të garantojë zbatim të saktë, bashkim të shpejtë në vendndodhje dhe emëton vlera të ulëta të karbonit në krahasim me materialet konstruktive tradicionale, siç janë betoni dhe çeliku” thuhet në dokument./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mona: 30/05/2023 11:36

    Jepi kryeministri ka nevoj urgjente,pse jo,pasi shqiperia u ba bace me lule,tani rradhen e ka kryeministria

    Përgjigju
  • Timoni në dorë: 29/05/2023 10:16

    Kësaj i thonë pyjet digjen, kryeministria krihet. Blini helikopterë që të keni për të mbrojtur pyjet, mos u krihni para pasqyrës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet