Nën masa të forta sigurie, Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi të mërkurën, me vota unanime nga të gjithë këshilltarët e majtë dhe të djathtë, dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku me panele diellore.

Kompania që ka marre lejen per të ndërtuar parkun fotovoltaik është “Park Sol Energy”, e krijuar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Paqësor Buzi dhe Agim Xhindoli, me nga 50% të aksioneve secili.

Banorët nuk u lejuan të ndjekin mbledhjen, ndërsa godina e Bashkisë u rrethua nga forcat e rendit.

Vendimi ka ngjallur reagime të forta te banoreve, të cilët pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe se çështja ndodhet në proces gjyqësor.

“Ne jemi ne gjyq me bashkine dhe vendimi i sotme eshte provim”, thane te ata.

Banorët e kanë cilësuar vendimin si një akt të njëanshëm që shkel të drejtat e pronësisë dhe i hap rrugë një përplasjeje të mundshme sociale.

“Ne nuk do te lejojme zhvillimin e projektit”, shprehen me tej te revoltuar.

Megjithë kërkesat e përsëritura për të qenë pjesë e mbledhjes dhe për të paraqitur qëndrimin e tyre, banorët u mbajtën jashtë jashte dyerve te bashkise. Në përfundim te mbledhjes, këshilltarët u detyruan te dalin nga dera e pasme per te shmangur kontaktin me komunitetin.